Për një kohë të gjatë, banorët e Pejës përballen me shumë qenë endacakë, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit.
Në videon e filmuar nga një qytetar, që banon te Qendra Zejtare, e cila ndodhet në qendër të qytetit, shihen dhjetra qenë endacakë që i kanë zënë rrugën dy kalimtareve, transmeton Telegrafi.
Të zëna në mesin e tufës së qenve që lehin pa ndalë, ato bëjnë kujdes se nga do të ecin nga frika prej kafshëve.
“Çdo ditë shkoj me taksi në punë edhe pse e kam shumë afër, vetëm nga frika prej këtyre qenve”, është një nga komentet e shumtë që e shoqëron rast. /Telegrafi/