Site icon Telegrafi

Shikojeni sa lehtë vidhen paratë në një Fast-Food në Tiranë (Video)

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se sa me lehtësi vidhen paratë në një Fast-Food në Tiranë.

Në pamje shfaqet një i ri, i cili grabit paratë në një kohë që punonjësit e Fast-Food-it janë të pavëmendshëm.

Personi që ka postuar këtë video, e ka shoqëruar postimin me një mesazh ironik: “Ja se si hajduti vjedh në mes të Tiranës dhe largohet pa i hyrë asnjë ferrë në këmbë, pasi Policisë së Shtetit siç duket i duhet të merret me reformën në drejtësi. Le të shpresojmë që ky hajdut nuk është njëri nga ata që do e votojë këtë reformë!”

Exit mobile version