Skulpturat e borës janë gjithmonë interesante dhe intrigojnë publikun, sepse duhet pranuar se krijimi i një skulpture kuptimplotë nga bora nuk është i lehtë.
Madje për shumë njerëz edhe një dordolec prej bore është një problem – mos të flasim pastaj për objekte tjera më të “komplikuara”.
Por për Scott Rill, akulli është si një laps, përmes së cilit ai krijon skulptura të mahnitshme, përcjell Telegrafi.
Një prej tyre është postuar në Instagram dhe tashmë ka më shumë se 2 milionë pëlqime.
Për të parë artin e tij në akull, mjafton të hidhni një sy në videon më poshtë. /Telegrafi/