“Gurmania Channel” ka nisur transmetimin e programit 96 orësh për të gjithë të apasionuarit pas gatimit në fusha të ndryshme të gastronomisë.
Transmetimi ka nisur nga sot (e mërkurë, më 28 dhjetor) dhe do të mbarojë në natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor të këtij viti. Përgjatë katër ditëve sa do të transmetohet, ata të cilët e duan gatimin do të kenë mundësinë të shohin gatime tradicionale shqiptare, gatime speciale të produkteve të qumështit, gatime të veçanta të pastave, pjekurina, brumëra, ushqime deti, sandviçë, gatime vegjetariane, sallata dhe ushqime nga skara.
Disa nga emisionet që do të transmetohen gjatë këtyre katër ditëve, sa do të zgjasë edhe programi i “Gurmania Channel”, janë: “LaPasta”, “Shumë & Shijshëm”, “StarChef”, “Qumështi”, “Brumërat”, “Shpejt & Shijshëm”.
Emisionet do të moderohen nga njerëz të profileve të ndryshme, do të ketë edhe kryekuzhinierë të njohur, si dhe njerëz të famshëm. E veçanta e këtyre emisioneve që do të transmetohen në kanalin zyrtar në YouTube të Gurmania Channel, është se do të jenë në gjuhën shqipe.
Përpos kanalit zyrtar në YouTube, “Gurmania Channel” do të transmetohet live edhe në portalin Telegrafi.com. Partnerë të “Gurmania Channel” janë portali Telegrafi.com, platforma Gjirafa dhe Radio Televizioni Dukagjini. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=88QQDqxZmE8&feature=youtu.be