Nëse mendoni se keni bërë një udhëtim jo të rehatshëm, pasi të shihni këtë video me siguri që do të ndryshoni mendje.
Së fundi është postuar një video ne internet e kapur në një stacion trenash në Mumbai të Indisë, pamjet e së cilës janë me të vërtetë të tmerrshme. Me qindra gra ndodhen në stacion në një zonë mjaft të ngushtë në pritje të trenit të radhës.
Tmerri i vërtetë nis me ardhjen e trenit. Ende pa ndaluar, me qindra persona tentojnë të hipin në të, ndërsa shtypen me njëri tjetrin e disa përfundojnë edhe nën shina.