Telegrafi

Shijuan fluturim luksoz, pasi ishin të vetme në aeroplan (Video)

Laura Stevens, Sarah Hunt dhe Laurie-Lin Weller, po ktheheshin prej një pushimi të shkurtër nga Gjibraltari për në Londër, kur kuptuan se janë të vetmet në aeroplan.

Ato kanë treguar se janë trajtuar si ‘yje’ nga stafi i British Airways, pasi ishin vetëm ato në tërë aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, me të arritur në aeroport, shoqet janë dëshpëruar nga lajmi se fluturimi tyre është shtyrë për tri orë. Por, vetëm pas pak minutash, janë njoftuar se janë vënë në klasën e parë të një aeroplani që niset menjëherë.

Në fakt, turistet janë vënë në një fluturake të zbrazët, që duhet të kthehej në aeroportin e kryeqytetit britanik.

“Shijuam shampanjën dhe ushqimin që e hanë vetëm të pasurit. Është një dhuratë për festat e fundvitit”, ka thënë Stevens për këtë rast.

Ato kanë bërë ‘selfie’ të shumta, përfshirë edhe një në kabinën e pilotit. /Telegrafi/

https://youtu.be/jdMSLMPNcvA