Telegrafi

Shijojeni golin e heroit të Liverpoolit: Momenti kur Alisson Becker ua fitoi tre pikë The Reds

Liverpooli ka fituar me shume mund në udhëtim te West Bromi në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

The Reds ishin duke humbur deri në sekondat e fundit të takimit, duke rrezikuar kështu një vend për në Ligën e Kampionëve.

Por, ishte minuta e 90+5-të e takimit, kur ALisson Becker lëshoi portën, duke iu bashkuar bashkëlojtarëve në sulm.

Portieri brazilian përfitoi nga një harkim i Trent Alexander-Arnold, për të përmbysur shifrat në 2-1 nga goli i shënuar me kokë.

Pas javës së 36-të, Liverpooli është në vendin e pestë me 63 pikë, një më pka se Chelsea në të katërtin. /Telegrafi/