Site icon Telegrafi

Shihet i vetmuar në oborr, Gjesti qan për Xhenetën

Foto: Screenshot/YouTube

Gjesti dhe Xheneta Fetahu janë përplasur pas mbarimit të festës të organizuar nga Vëllai i Madh.

Këngëtari e akuzonte modelen se e ka tepruar me alkoolin dhe se për këtë duhet të ketë më shumë kontrollë.

“Nuk duhet njeri vetëm për alkool duhet me pas kontroll kur të pish alkool dhe t’i shohësh gjestet që po i bon. Jo kur të jesh e pirë të luash të mirën e të nesërmen të bëhesh e keqe”, u shpreh Gjesti.

Xheneta u shpreh se nuk është e pirë dhe se gjithçka ka nën kontrollin e saj teksa u shpreh se aspak s’po i intereson se çfarë ka për të thënë Gjesti.

E nga ana tjetër, ajo i tha se dashuria e tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë false.

Lexo po ashtu Momente magjike: Banorët e Big Brother vazhdojnë festën duke u hedhur me rroba në pishinën e Natural Pool & Spa

Artisti pejan u pa në një moment duke qëndruar vetëm në oborr e duke qarë për të.

Mes kësaj, ai nuk ka hezituar që të shpreh edhe zhgënjimin ndaj saj. /Telegrafi/

Exit mobile version