Site icon Telegrafi

Shishet e salcës Heinz të dizajnuara me tatuazhin e Ed Sheeranit, shiten me çmim marramendës në ankand

Tri shishe me botime të kufizuara të Heinz Tomato Ketchup bazuar në tatuazhet e kantautorit britanik Ed Sheeran, u shitën në ankand në Londër të enjten, duke filluar me një çmim prej 1.500 funte (1,641 euro).

Vetëm 150 nga shishet “Ed Sheeran X Heinz Tomato Ketchup, Edicioni Tattoo”, që përmbajnë një kopje të ngjyrosjes Heinz të Sheeran, do të jenë në dispozicion në të gjithë botën.

Tri të parët u shitën për 1.050 funte, 1.100 funte dhe 1.500 funte të enjten, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Nigel Dickie, drejtor i çështjeve të korporatave Kraft Heinz, tha që 150 nga shishet janë bërë për të shënuar ditëlindjen e 150-të të Heinz.

“Ajo që është e veçantë për to është se ato kanë tatuazhet e tij në etiketë”, tha ai.

Ai tha se dyshonte se jo shumë njerëz do të hapnin shishet, por ata kishin “ketchup të përkryer dhe të këndshëm” brenda.

Të gjitha paratë e mbledhura nga shishet do t’i dhurohen Hospices së Fëmijëve të Anglisë Lindore, një bamirësi e emëruar nga Sheeran, dhe Rise Against Hunger, e cila mbështetet nga Heinz.

Ylli 28-vjeçar, i cili ka thyer shumë rekorde botërore në muzikë është një fans salcës dhe ka etiketën “Heinz Tomato Ketchup” të bërë tatuazh në krah. /Telegrafi/

Exit mobile version