Site icon Telegrafi

Shifrat pas transferimit të Ferran Torres – 1 miliard euro klauzolë dhe miliona euro në arkat e Man Cityt

Joan Laporta i kishte thënë Xavit se do të bënte gjithçka që është e mundur për t’i dhënë atij atë që donte dhe ai e mbajti fjalën: Barcelona ka zyrtarizuar nënshkrimin e Ferran Torres.

Trajneri i donte të përforconte skuadrën me një lojtar që e njeh golin dhe ylli i Manchester Cityt ka nënshkruar këtë të martë për pesë sezone të tjera, deri në qershor 2027.

Klauzola e tij është 1 miliard euro, ndërsa ai do të prezantohet të hënën, në orën 11:00, në një event të hapur për shikues.

Barcelona ka njoftuar nënshkrimin e tij duke aluduar me një ‘Dream Teen’, pasi para tij u shfaqën fotot e emrave si Ansu Fatit, Araujo, Pedri, Nico dhe Gavi, e në fund ishte Ferran.

Operacioni mund të arrijë shifrën e 65 milionë eurove.

Edhe pse Barcelona është në borxhe të mëdha, ata kanë arritur që të jenë në gjendje ta marrin lojtarin, duke ua lehtësuar edhe largimi i Kun Agueros.

Ferran Torres , 21 vjeç, kishte kontratë me Cityn e Guardiolas deri në qershor të vitit 2025.

Këtë sezon ai ka marrë pjesë në pesë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Sezonin e kaluar, i pari i tij në Ligën Premier, ai luajti 30 ndeshje dhe shënoi 11 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version