Site icon Telegrafi

“Shifrat në këtë afat kalimtar janë të çmendura” – Hoeness ankohet për çmimet e kërkuara për Osimhen dhe Kane

Drejtuesi i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka folur për dy sulmuesit që po kërkohen nga klubi që ai drejton, Victor Osimhen dhe Harry Kane, duke theksuar shifrat që kërkohen janë jashtë çdo logjike.

Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në këtë afat kalimtar dhe zgjidhja e parë e bavarezëve.

Sulmuesi nigerian që shkëlqeu me fanellën e Napolit duke fituar titullin e Serie A, ndërsa në garë për të është edhe Harry Kane.

Uli Hoeness ka thënë se kërkesat për lojtarët në këtë afat kalimtar janë jashtë çdo logjike.

“Osimhen është një lojtar që të lejon të planifikosh një strategji 10-vjeçare, por problem janë kërkesat e Napolit. Ata kërkojnë që të arkëtojnë shumë nga shitja e tij, por shifrat për të cilat pretendojnë janë jashtë çdo logjike”.

Lexo po ashtu Bayern Munich gati të mbyllë transferimin e mbrojtësit Kim Min-Jae

“Kane? Është 29-vjeç dhe përsëri flasim për një operacion që kushton shumë. Por, e shoh që Kane mund të përshtatet shpejt me skuadrën dhe do të na bënte që të fitonim shumë ndeshje. Është një lojtar që shënon në të gjitha mënyrat, prej 10-vitesh e tregon se është një lojtar i klasit botëror”.

“Por, unë vazhdoj ta them se shifrat që qarkullojnë në këtë afat kalimtar janë një çmenduri”, ka thënë Hoeness. /Telegrafi/

Exit mobile version