Telegrafi

Shifra të ‘çmendura’ shpenzimesh në vitin 2019 nga klubet për blerjet e lojtarëve –6.63 miliardë euro harxhime, Hazard, Griezmann dhe Felix më të shtrenjtit

Shuma e shpenzuar për transferimet në vitin 2019 vendosi një rekord të ri dhe këtë e ka zbuluar FIFA.

Një raport i lëshuar nga organi drejtues i futbollit botëror (FIFIA) të mërkurën zbulohet se janë shpenzuar 6.63 miliardë euro nga klubet në tregun e transferimeve në vitin 2019, një rritje prej 5.8 për qind, për dallim nga një vit më parë.

Studimi konfirmon gjithashtu se klubet angleze kanë shpenzuar më së shumti, me një shifër totale prej 1.37 miliard euro, por që kishte zbritje prej 22.1 për qind nga viti 2018.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Marrëveshjet me të kushtueshme vijnë nga Spanja me emra si Joao Felix, Eden Hazard dhe Antoine Griezmann që zënë vendet e para në renditje.

Transferimi prej 126 milion milionë euro i João Félix nga Benfica në Atlético Madrid është më i madhi i vitit që lamë pas.

Antoine Griezmann te Barcelona për 120 milionë euro është transferimi i dytë më i shtrenjtë, ndërsa kalimi i Hazard nga Chelsea te Real Madridi për 100 milionë euro zë vendin e fundit në podium.

Harry Maguire u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, kur kaloi nga Leicester City në Manchester United për 80 milionë euro, ndërsa Ajax i shiti dy yllet e ri, Matthijs de Ligt dhe meFrenkie de Jong te Juventus dhe Barcelona, përkatësisht nga 75 milion euro.

Gjatë vitit 2019 kishte 800 transferime të mbyllura në total. /Telegrafi/