Telegrafi

Shifra magjepëse klikimesh arrin kënga më e fundit e Bebe Rexhës (Video)

Bebe Rexha arrin edhe një sukses sa i përket karrierës muzikore.

Vetëm katër muaj i është dashur këngës “No Broken Hearts” që të bëhet hit botëror.

Në fakt, bashkëpunimi me reperen amerikane, Nicki Minaj është klikuar tashmë 100 milionë herë në YouTube, transmeton Telegrafi.

“Sinqerisht akoma nuk mund ta procesoj atë. Me të vërtetë jam mirënjohëse për secilin prej jush. Mezi po pres që tu tregoj për të ardhmen”, ka shkruar me këtë rast Bebe në llogarinë personale në Facebook.

Kujtojmë se kënga “Hey Mama”, e sjell në bashkëpunim me David Guettan dhe Nicki Minaj, ka mbi 800 milionë klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Blerim Destani flet për lidhjen e tij me Bebe Rexhën

Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar projektin më të ri, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Martin Garrixin, me të cilin kanë punuar këngën “In The Name of Love”. /Telegrafi/