Telegrafi

Shifra befasuese! Motrat Kardashian fitojnë mijëra dollarë nga reklamat në Instagram (Foto)

Super ylli Kim Kardashian është pa diskutim një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo di gjithnjë të befasojë opinionin me imazhet provokuese që publikon, duke tërhequr kështu në maksimum vëmendjen e ndjekësve.

Së fundmi, revista e njohur “US Weekly” ka publikuar një listë me personazhet e njohur, të cilët fitojnë shuma të majme parash nga kyçja e tyre në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Ditë zie në shtëpinë e Kanye West dhe Kim Kardashian

E para që kryeson në këtë listë është Kim, e cila merr 500 mijë dollarë për çdo reklamë që e bën, ndërsa ndiqet nga motrat e saj Khloe dhe Kourtney, paguhen me 250 mijë dollarë nëse shpërndajnë fotografi me produktet e brendeve të ndryshme.

Aktualisht Kim Kardashian numëron afro 95 milionë ndjekës në Instagram, pasuar nga Khloe me 64 milionë dhe e treta renditet Kourtney, me afro 43.3 milionë ndjekës. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe motrat e saj fitojnë mijëra dollarë nga reklamat në Instagram.