Britania e Madhe ka regjistruar 122,186 raste të reja të coronavirusit dhe 137 viktima, tregojnë shifrat e fundit ditore.
Është numri më i lartë i infeksioneve të reja të raportuara që nga fillimi i pandemisë. Dje ka pasur 119.789 raste dhe 147 vdekje.
Theksojmë se shtatë ditë më parë kishte 93,045 raste dhe 111 vdekje, raporton skynews.
Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka raportuar 23,719 infeksione të tjera, Omicron, që do të thotë se totali është tani 114,625.
Ndryshe, 605,561 vaksina të tjera përforcuese u administruan, duke e çuar totalin në 32,290,487, ose 56.1 për qind e popullsisë së moshës 12 vjeç e lart. /Telegrafi/