Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Bruno Pollogati, ka dhënë së fundmi një intervistë për Glamour Zone me Ester Bylykun.
Ai ka folur për eksperiencën në BBVK si dhe i është përgjigjur disa deklaratave bombastike që ka bërë.
Në një intervistë të mëparshme, ylli i “Revolt” u shpreh se të gjithë banorët janë paguar për qëndrimin në Big Brother.
Lidhur me këtë, ai është pyetur nga moderatorja se cila është shifra me të cilën është paguar.
“Ka qenë një pagesë shumë e kënaqshme, të paktën flas për veten. Ka qenë një ‘x’ shifër me disa zero nga pas, por të saktë nuk mund të ta them për çështje etike”, ka thënë ai.
Bruno përndryshe është pëlqyer mjaft shumë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova.
Në disa raste u zgjodh edhe i preferuari i publikut mes shumë konkurrentëve të tjerë. /Telegrafi/