Shqipëria sot dhe nesër do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.
Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive.
Ndërsa reshje bore do të bjerë në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.
Ndërkaq, ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet me alternime të herë pas hershme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.
Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës. /Tch//Telegrafi/