Autoritetet spanjolle mbyllën shkollat, universitetet dhe kopshtet si një masë paraprake pasi shirat e dendur goditën bregdetin juglindor të vendit sot pas një thatësire të gjatë, duke lënë bodrume të përmbytura, vetura të “fundosura” dhe rrugë të mbyllura.
Reshjet e mëdha pritet të vazhdojnë edhe për pjesën tjetër të ditës në zonat më të goditura, duke përfshirë pjesë të rajoneve të Murcias, Valencias dhe Andaluzisë, transmeton Telegrafi.
Në qytetin e Kartagjenës, shërbimet e urgjencës u përpoqën të kullonin rrugët e përmbytura shumë. Pamjet nga televizioni lokal treguan se uji kishte mbuluar pothuajse plotësisht veturat dhe motoçikletat e parkuara.
Cuando una ciudad solo piensa en fiestas para conseguir votos y no en el urbanismo pasa esto. Es Cartagena. Ojo con las fachadas huecas y los edificios en ruina. pic.twitter.com/qn8U6pXBim
— Viento Delnorte (@DelnorteViento) May 23, 2023
Disa vende në rajonin e Valencias kishte më shumë shi në pak ditë sesa në gjashtë muajt e fundit së bashku, njoftoi agjencia kombëtare e motit AEMET.
Me 130 litra për metër katror, qyteti i Ontinyent në rajonin e Valencias pati një sasi rekord reshjesh në një ditë në maj krahasuar me njëqind vitet e fundit, shtoi agjencia.
“Shiu mund të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të një thatësire të zgjatur në Spanjë, e cila ishte në rrugën e duhur për ta bërë këtë pranverë më të thatën e regjistruar që nga viti 1961”, tha zëdhënësi i AEMET, Ruben del Campo.
La sequía sigue apretando. #Cartagena @Teresaribera pic.twitter.com/PUwrDpe77u
— SoloClima (@EliasGrima) May 23, 2023
Pavarësisht reshjeve, ai shtoi se kjo pranverë pritet të jetë ndër më të thatat e regjistruara ndonjëherë.
“Reshjet në të gjithë vendin nga tetori 2022 deri më 21 maj të këtij viti, ishin 28 për qind nën mesataren për atë periudhë”, tha Del Campo.