Telegrafi

Shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë – policia i del në ndihmë qytetares në Rrugën B

Prishtina është përfshirë nga breshëri e shiu i rrëmbyeshëm pasditën e së enjtes.

Në disa rrugë të kryeqytetit, si pasojë e bllokimit të pusetave është krijuar grumbullim i ujit.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar video ku shihent vërshimi i Rrugës “B”, në lagjen Mati 1.

Policia rrugore kanë dalë në ndihmë qytetarëve, duke iu ndihmuar për ta kaluar rrugën.

Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten parashikohet mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.

Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare./Telegrafi/