Telegrafi

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë disa rajone të Kosovës të shtunën pasdite.

Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive.

Lexo po ashtu Reshje të shumta shiu në Rahovec, rrugët vërshohen nga uji

Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.

Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme.

 

Moti ligë me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh po mban edhe në Prishtinë.

Se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e shkarkime rrufesh ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë”, thuhej në njoftimin për media.

Sipas IHMK-së, reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune u tha se parashihet të ketë reshje në shumë zona.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”. /Telegrafi/