Telegrafi

Shi i madh në Shkodër, rrezikon të mos luhet ndeshja Kosovë–Ukrainë (Foto/Video)

Ndeshja në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe Ukrainës rrezikon që të mos zhvillohet, shkaku i kushteve atmosferike.

Kosova është nikoqire e Ukrainës në takimin e vlefshëm për kualifikimet në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Lexo po ashtu Zbulohet formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Ukraniës  

Megjithatë, ky takim mund të mos zhvillohet shkaku i kushteve të dobëta atmosferike.

Shi i madh në Shkodër

 

Qyteti i Shkodrës, aty ku Kosova i zhvillon ndeshjet si vendas është vërshuar nga një shi i madh i cili rrezikon zhvillimin e ndeshjes.

Loro Boriçi i zbrazët shkaku i reshjeve të mëdha

Ekipi i Telegrafit në stadiumin “Loro Boriçi” ka bërë disa fotografi dhe video ku shihet duke rënë pandërprerë shi.

Tribunat shihet të gjitha të zbrazëta dhe ende asnjë tifozë nuk ka zënë ulësen e tyre. /Telegrafi/