Telegrafi

Shi dhe breshër në disa pjesë të Kosovës

Sot, në orët e pasditës dhe të mbrëmjes, në vendin tonë janë regjistruar reshje shiu të shoqëruara ede me breshër.

Pas ditëve të fundit me vapë tropikale, moti me shi dhe breshër ka përfshirë sot disa rajone të  Kosovës,

Është raportuar se në Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit  dhe Gjakovës, njofton Telegrafi.

Breshëri në zonën e Prizrenit

Reshje shiu dhe mot me vetëtimë e bubullimë po mbretëron edhe në këto orë në disa rajone të Kosovës.

Lexo po ashtu Breshër deri në 4 centimetër në Suharekë e Prizren, ka dëmtuar kulturat bujqësore e vetura të qytetarëve

Sipas parashikimit të meteorologëve edhe gjatë ditëve në vazhdim të kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot me reshje shiu.

Më poshtë po ju sjellin videot e publikuara në faqen Ballkan Meteo: