Telegrafi

Shi dhe shtrëngata, ky është moti për sot dhe nesër

Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbaj mot më i vranët, dhe me reshje shiu

Prishtina Weather njofton se temperaturat maksimale do të jenë 23 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 6 gradë.

Parashikimi i detajuar:

31.05.2019 – Më ftohtë. Kryesisht vranët, kohë pas kohe me shi. Pasdite vende-vende mund të zhvillohen shtrëngata me shi. Era do të fryej nga verilindja 2-6m/s, me hove deri në 12m/s.

1.06.2019 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Era do të fryej nga verilindja 2-5m/s, me hove deri në 10m/s.