Automjetet që ishin duke qarkulluar në autostradën Prishtinë – Prizren, janë detyruar të ndalën në rrugë.
Kjo ishte ndalesë e detyrueshme, për shkak të shiut të madh që po binte dhe breshrit në rajonin e Komunës së Malishevës.
Shumica e automjeteve janë ndaluar në shiritin emergjent, në pamundësi për të vazhduar lëvizjen në autostradë.
Ndërkohë në disa rajone të Kosovës ka pasur vërshime nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Edhe Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës do të ketë mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.
Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius./KP/Telegrafi/