Edhe në Podujevë pasditen e sotme ka pasur shi, breshër e erëra të forta.
Meteo Ballkan ka publikuar video nga qyteti i Podujevës, ku shihet duke rënë breshër.
Mot të ngjashëm ka pasur edhe në disa komuna tjera të Kosovës.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit. /Telegrafi/