Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës “nën ujë” në fundjavë, duke shkaktuar dëme të rënda në pjesë të vendit dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor, thanë autoritetet dhe mediat lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, uji me baltë përfshiu makinat nëpër vendpushimin e skive të St. Anton në Austrinë perëndimore, treguan pamjet e postuara në rrjetet sociale.
Ndërkohë reshjet rekord goditën pjesë të Vjenës në lindje të vendit, tha transmetuesi shtetëror ORF.
Again Vienna and the liberals are ready to cut social welfare so heat and floods will hit the poor hard. pic.twitter.com/P3tKP9cRWu
— Thomas Reis (@peakaustria) August 18, 2024
Një grua u tërhoq zvarrë nën një autobus nga forca e përmbytjeve në zonën Doebling në veri të qytetit të shtunën, tha ORF.
Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike.
Vienna Döbling pic.twitter.com/0D2mocHk52
— Thomas Reis (@peakaustria) August 18, 2024
Shërbimet e zjarrfikësve në kryeqytet u thirrën më shumë se 450 herë të shtunën pasi reshjet shkaktuan kaos trafiku dhe ndërprenë transportin hekurudhor, sipas ORF.
Ein stationäres Gewitter hat am Arlberg über 80 l/m² Regen gebracht. In Sankt Anton ist gerade eine Sturzflut durch Teile des Orts gezogen.
🎥 Tirols Wetter und Infodienst pic.twitter.com/HHSeOUKErA— Manuel Oberhuber (@manu_oberhuber) August 16, 2024
“Stuhitë e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë pjesë të Austrisë”, ka thënë austriak Karl Nehammer në X, duke falënderuar zyrtarët që po punonin për tu marrë me dëmet.
#BREAKING #Austria Heavy floods in Sankt Anton am Arlberg, Austria. pic.twitter.com/30EMjT9ihd
— The National Independent (@NationalIndNews) August 17, 2024
Në distriktin Doebling të Vjenës, zyrtarët regjistruan 110 litra shi për metër katror, që meteorologu i ORF Vjenës, Kevin Hebenstreit tha se ishte një rekord për reshjet e gushtit në qytet.
Mesatarisht në gusht bie gjithsej 68 litra shi për metër katror, me rekordin e të gjitha kohërave që ishte 139 litra më 15 maj 1885, sipas ORF. /Telegrafi/