Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se fjalimi i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit, me të cilin etiketohen mediat, është e paarsyeshme dhe i pashembullt për një udhëheqës të një partie politike.
“Mickovski gjatë tubimit në Krushevë tha se LSDM përfshiu redaktorët e saj të shtrenjtë të paguar dhe mediat për të bër anketa. Performanca e Mickoskit përputhej me shpalljen e anketave në “Tv Telma”. Shfaqjet e tilla publike të politikanëve janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për punën dhe pavarësinë redaktuese të mediave dhe shërbejnë për të diskredituar mënyrën se si ata punojnë”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Nga SHGM i bëjnë thirrje udhëheqjes së partisë së OBRM-PDUKM që t’i kërkoj falje në televizionit dhe në të ardhmen të kujdeset që asnjë media dhe asnjë gazetarë të mos etiketohet, sepse mund të përkeqësojnë gjendjen e lirisë së shprehjes në vend, ndërsa tregime të tilla mund të shkaktojnë sulme mbi gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që punojnë në këtë teren./Telegrafi/