Site icon Telegrafi

ShGM me letër reagimi Ahmetit dhe Trajkovsit për ofendimet ndaj gazetarit të TV shenja

Kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani ka dërguar letër shqetësimi deri tek kryetari i BDI, Ali Ahmeti lidhur me ofendimet e rënda të deputetit Musa Ibrahimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo letër i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe kryetarit të grupit parlamentar të BDI në Kuvend.  Sipas njeriut të parë të ShGM në letër janë shprehur shqetësimet për presionin mbi gazetarët e lirë që raportojnë për keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore të politikanëve.

Selmani ka shprehur gatishmëri ti ndihmojë kolegut Mefail Ismaili si nga aspekti ligjor ashtu edhe nga ai moral për tu mbrojtur nga presioni politik. Edhe një herë kreu i SHGM kujtoi se BDI-ja nuk dallon shumë nga OBRM-PDUKM kur bëhet fjalë për raportin që ka me gazetarët dhe për pragun e tolerancës që e ka ndaj teksteve kritikuese./Telegrafi/

Exit mobile version