Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot deri te Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të Ministrisë për punë të brendshme i ka dërguar parashtresë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë letër kërkojnë të ngritët procedurë disiplinore kundër dy pjesëtarëve të sigurimit të ish kryeministrit Gruevski, të cilët javën e kaluar u futën në hapësirat e TV21 dhe e detyruan gazetarin Kristijan Landov të fshijë xhirime nga telefoni i tij celular.
Në letrën e ShGM potencohet se fshirja e xhirimeve të gazetarëve është akti i censurës, e cila është e ndaluar me Kushtetutë.
„ Askush nuk ka të drejtë, po as madje edhe pjesëtarët e policisë që të marrin telefon celular privat nga një gazetar ose ti kërkojnë të shlyejë material të xhiruar jashtë procedurës gjyqësore thuhet në letër.
ShGM e përkujton MPB se Gruevski si lider i OBRM-PDUKM është person publik dhe gazetarët kanë të drejtë ta xhirojnë në hapësira publike.
„Nëse Gruevski ka konsideruar se gazetari ia ka shkelur privatësinë, ka mund të bëj parashtresë përkatëse në gjykatë“, thuhet në letrën e ShGM./Telegrafi/