Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i ka dënuar thirrjet për linçim ndaj gazetarëve, të cilat u publikuan para dy ditësh në gazetën „Dnevnik“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, etiketimi i gazetarëve Goran Mihajllovski, Aco Kabranov, Borjan Jovanovski dhe Katerina Bllazhevska, si fashistë, kriminelë dhe tradhëtarë, nga ana e kolumnistes Mirka Velinovska, paraqet rast eklatant të gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes për dhunë.
SHGM-ja i konsideron si një strategji të paramenduar të pushtetit, sulmet e këtilla ndaj gazetarëve, me qëllim heshtjen e tyre. SHGM-ja kërkon që Velinovska të ndiqet penalisht, të dënohet publikisht kjo gazetë nga ana e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele./Telegrafi/