Rekomandimet dhe masat që ishin futur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup janë shfuqizuar dhe nga sot nuk vlen më vendimi për transport publik falas në qytet.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftoi dje se përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 në Shkup janë nën pragun e përcaktuar të alarmit, për këtë arsye nuk vlejnë më rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit që u prezantuan të shtunën./Telegrafi/