Site icon Telegrafi

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale në Maqedoni prej nesër do të duhet të përditësojnë dokumentet

Qendra publike për punë sociale njofton se ripërtëritja vjetore e dokumenteve për shfrytëzuesit e ndihmës sociale fillon nga nesër (3 janar).

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të duhet të dorëzojnë kërkesë të re, ndërsa formularët e nevojshëm do t’i marrin në Qendrën për punë sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë dorëzimit të dokumenteve duhet të posedojnë letërnjoftim të vlefshëm për vete dhe për gjithë anëtarët e moshës madhore të familjes, ndërsa dokumentacionet tjera do t’i plotësojë vetë Qendra.

“Bazë e kësaj ripërtëritje është që gjithë anëtarët e moshës madhore të familjeve të paraqiten në Agjencinë për punësim, që do të jetë parakusht për marrjen e ndimës sociale minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, i cili do të miratohet së shpejti”, thonë nga Qendra.

Afati për ripërtëritjen e dokumenteve do të zgjasë deri më 28 janar të vitit 2019./Telegrafi/

Exit mobile version