Një nënë 25-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ajo shfrytëzonte foshnjën e saj për të lypur.
M.D. akuzohet për keqtrajtim të të miturit pasi është parë në në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen M. D., 25 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.
Kjo shtetase është konstatuar në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur”,-njoftimi i policisë.