Site icon Telegrafi

Shfrytëzoi për dy vite të miturën për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shfrytëzoi për prostitucion një të mitur për dy vite me radhë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi D. H. Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version