Në një garazh të Shteteve të Bashkuara, modelit MX-5 Miata të Mazdas i është shtuar një lopatë përpara, në mënyrë që të shfrytëzohet për pastrimin e borës.
Por, duke marrë parasysh peshën e lehtë që ka Mazda, makina ka pastruar vetëm pak metra dhe ka mbetur në vend.
Megjithëse shtresa nuk ishte e dendur, vetura e destinuar për rrugë të hapur nuk mund të kryente këtë funksion.
“Ja pse duhen makinat e mëdha që pastrojnë rrugën nga bora dhe nuk janë vetura që i përdorim për nevoja ditore”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/