Lëvizjet e rrezikshme në rrugët e kryeqytetit, për t’i shpërndarë më pas në rrjetet sociale, i kanë kushtuar disa të rinjve që janë identifikuar nga policia.
Pasi ka parë videot e automjeteve të ndryshme në TikTok, policia ka identifikuar drejtuesit, të cilët kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës në rrugën “Bulevardi i Ri”, në Tiranë
Automjetet janë sekuestruar, ndërsa janë vendosur masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj për shoferët. /TCH/