Në një klub të natës në Lvov të Ukrainës, përformuesi që nxjerrë flakë nga goja e ka ndezur tavanin e lokalit.
Si pasojë e zjarrit, objekti është djegur tërësisht dhe është rrënuar, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë afro 250 persona, të cilët kanë nxituar të dalin jashtë, por ka pasur të tillë që kanë qëndruar brenda për të bërë ‘selfie’.
Për shkak të djegieve të lehta dhe bllokimit nga tymi, janë dërguar në spital 22 njerëz, të cilët janë lëshuar pas kontrollit.
Megjithëse pa pasoja në njerëz, dëmet materiale janë shumë të mëdha, sepse objekti është dëmtuar i tëri. /Telegrafi/
https://youtu.be/BLjDZbrqmM8