Telegrafi

Shfaqja e dokumentarit ‘Ferdonija’, shkaktoi protesta në Beograd – policia konfrontohet me huliganët (Video)

Grupe të ndryshme të huliganëve dhe të ekstremit të djathtë në Serbi, kanë keqpërdorur festivalin “Mirëdita, dobar dan” për të krijuar kaos dhe skena të dhunshme.

Ky është viti i gjatë që festivali “Mirëdita, dobar dan” organizohet në Beograd, ku shumë pjesëmarrës nga Kosova po prezantojnë dokumentarët siç është ai i Ferdonije Qerkezit, që u bë e njohur nga një fotografi ku shihej e ulur me pesë pjata të zbrazëta që ua kishte bërë gati familjarëve të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Ky festival ka shkaktuar protesta te një grup i personave në Serbi, siç janë ata të ekstremit të djathtë dhe huliganët që bëjnë çmos të pengojnë punën e këtij festivali.

Lexo po ashtu Në Beograd, shfaqet dokumentari për nënën gjakovare që humbi 4 djem dhe burrin në luftë

Në ditë e parë të festivalit, ishin mbledhur një grup të ekstremit të djathtë me qëllimin e vetëm që të ndalin hapjen e këtij festivali. Atyre u printe Misha Vaciq, i akuzuar për diskriminim, armëmbajtje dhe pengim të detyrës së zyrtarëve.

Ai gjithashtu njihet për glorifikimin e figurave si Ratko Mlladiq, që janë të akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi. E sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdimisht bën thirrje për mobilizim dhe luftë.

E një video e publikuar më poshtë shfaq momentin e konfrontimit të policisë me masën, të cilët brohorisnin nëpër rrugë “Kjo është Serbia” dhe mundoheshin ta thyejnë kordonin e policisë për t’ia mësyrë lagjes ku po mbahej festivali në të cilin marrin pjesë edhe shumë krijues nga Kosova. /Telegrafi/