Grupe të ndryshme të huliganëve dhe të ekstremit të djathtë në Serbi, kanë keqpërdorur festivalin “Mirëdita, dobar dan” për të krijuar kaos dhe skena të dhunshme.
Ky është viti i gjatë që festivali “Mirëdita, dobar dan” organizohet në Beograd, ku shumë pjesëmarrës nga Kosova po prezantojnë dokumentarët siç është ai i Ferdonije Qerkezit, që u bë e njohur nga një fotografi ku shihej e ulur me pesë pjata të zbrazëta që ua kishte bërë gati familjarëve të zhdukur, transmeton Telegrafi.
Ky festival ka shkaktuar protesta te një grup i personave në Serbi, siç janë ata të ekstremit të djathtë dhe huliganët që bëjnë çmos të pengojnë punën e këtij festivali.
Në ditë e parë të festivalit, ishin mbledhur një grup të ekstremit të djathtë me qëllimin e vetëm që të ndalin hapjen e këtij festivali. Atyre u printe Misha Vaciq, i akuzuar për diskriminim, armëmbajtje dhe pengim të detyrës së zyrtarëve.
Ai gjithashtu njihet për glorifikimin e figurave si Ratko Mlladiq, që janë të akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi. E sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdimisht bën thirrje për mobilizim dhe luftë.
E një video e publikuar më poshtë shfaq momentin e konfrontimit të policisë me masën, të cilët brohorisnin nëpër rrugë “Kjo është Serbia” dhe mundoheshin ta thyejnë kordonin e policisë për t’ia mësyrë lagjes ku po mbahej festivali në të cilin marrin pjesë edhe shumë krijues nga Kosova. /Telegrafi/