Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur për fansat se ka mbajtur shfaqjen e saj të 245-të brenda këtij viti.
E njëjta është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese me një fustan të zi të shkurtër në këtë koncert.
Dua ka tërhequr vëmendjen e fansave me linjat e saj trupore, në veçanti të pasmet, të cilat nuk ka hezituar që t’i vërë në plan të parë.
Ajo ka ndarë me fansat disa fotografi nga koncerti, në mbishkrimin e së cilës ka bërë një dedikim special për fansat e saj.
” Shfaqja 245. Çmenduri, argëtuese, emocionale. Mirënjohëse përtej besimit për çdo person që ka mbushur çdo cep në këto vende dhe ka qenë pjesë e udhëtimit. Asnjëherë në një milion vjet nuk do të kisha menduar që do ta përfundoja turneun tim të parë si një kandidate e ‘Grammy’. Kjo tregon fuqinë tuaj dhe dashurinë tuaj dhe unë jam kaq e përulur para jush. Ju jeni të dashur dhe të vlerësuar më shumë se sa e dini. E emocionuar për të sjellë më shumë muzikë dhe për t’iu parë të gjithëve ju përsëri. Faleminderit”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Dua përndryshe, javë më parë u bë e ditur se përfundoi e nominuar në dy kategori në ‘Grammy Awards 2019’, atë të “Artistes së re më të mirë”, dhe “Kënga më e mirë ritmike e vitit”. /Telegrafi/