Telegrafi

Shfaqja doli prej kontrolli, luanesha e cirkut të zymtë rus kafshoi një fëmijë (Video, +18)

Gjatë një shfaqjeje cirku në Krasnodar të Rusisë, situata ka dalë prej kontrolli dhe luanesha kaloi rrjetet e skenës, për të kafshuar një fëmijë katërvjeçar.

Stërvitësi nuk mundi ta ndalonte kafshën e egër, që e gërvishti vogëlushen në fytyrë dhe gjoks, por nuk i shkaktoi ndonjë lëndim serioz, transmeton telegrafi.

“Kur do të marrin fund këto shfaqje me kafshë, për cirqe të zymta, ku nuk mungojnë edhe aksidentet”, ishte një prej komenteve të shumta.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, po bëjnë shumë presion që të shmanget përdorimi i kafshëve, sikur në këtë cirk rus. /Telegrafi/

https://youtu.be/1hYEVfhcbok