Telegrafi

Shfaqet si bionde, Edon Shileku merr vëmendje me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova

Sonte (e hënë) po zhvillohet ‘Prime’ i radhës në Big Brother VIP Kosova.

Që në nisjen e kësaj mbrëmje kanë marrë vëmendje të gjithë banorët me paraqitjen e tyre.

E më së shumti që tërhoqi vëmendje ka qenë aktori Edon Shileku për transformimin që ka bërë si Victoria Owns.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai shfaqet me një palë gete transparente të zeza dhe me një xhaketë bordo lëkure.

Lexo po ashtu BBVK: Edon Shileku nis përgatitjet për transformimin në rolin e Victoria Owns

Dukjen e ka kompletuar me paruke të mëdha të bardha dhe një palë take të zeza.

Foto: Screenshot/YouTube

Edoni po ashtu ka vënë një palë doreza të gjata.

Tashmë janë bërë 15 konkurrentë, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube