Sonte (e hënë) po zhvillohet ‘Prime’ i radhës në Big Brother VIP Kosova.
Që në nisjen e kësaj mbrëmje kanë marrë vëmendje të gjithë banorët me paraqitjen e tyre.
E më së shumti që tërhoqi vëmendje ka qenë aktori Edon Shileku për transformimin që ka bërë si Victoria Owns.
Ai shfaqet me një palë gete transparente të zeza dhe me një xhaketë bordo lëkure.
Dukjen e ka kompletuar me paruke të mëdha të bardha dhe një palë take të zeza.
Edoni po ashtu ka vënë një palë doreza të gjata.
Tashmë janë bërë 15 konkurrentë, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/