Porsche ka bërë gjithçka si duhet, duke e mbajtur në nivel të lartë modelin 911, në të gjitha gjeneratat.
Modeli 911 vazhdon të jetë i freskët dhe me performancë të lartë, me gjithë kalimin e viteve, transmeton Telegrafi.
Kjo është shumë e vështirë të arrihet, duke pasur parasysh rregullat e sigurisë, standardet e emetimit të gazrave si dhe shtimin e teknologjisë.
Të gjitha këto, bëjnë që makinat e vjetra, me kalimin e kohës të duken shumë më ndryshe dhe të mos ngjajnë aq shumë me origjinalin.
Megjithatë, inxhinierët e Porsche, poi a dalin që makinën sportive të kthyer në një ikonë, ta mbajnë në nivelin e duhur të dukjes, pavarësisht ndryshimit dhe kalimit të kohës.
Tani që ka ardhur koha e prezantimit të 911 të ri, janë shpërndarë disa imazhe, që e tregojnë pjesën e pasme të kësaj Porsche.
Sikur edhe pritej, kjo Porsche ka ndryshime të lehta, ndërsa nuk ka dalë prej stilit që gjithmonë është pëlqyer. /Telegrafi/