Këngëtari Bertan Asllani, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar.
Ai kishte publikuar disa këngë, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga publiku, e ndërsa nuk ka munguar paraqitja e tij në festivale.
Megjithatë, ka vite që i njëjti i mungon tregut muzikor, dhe nuk publikon më këngë të reja në shqip.
Ai u zhvendos në Turqi, ku u bë pjesë e disa projekteve kinematografike, teksa edhe kënga e tij e fundit mbetet “Ben Lazem”, në gjuhën turke.
Të rralla janë edhe daljet në rrjetet sociale të këngëtarit, i cili është mjaft i ndjekur nga shqiptarët.
Megjithatë, së fundmi pas një kohe shumë të gjatë, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ndryshimi me kalimin e viteve vërehet dukshëm.
Ai duket mjaft në formë sa i përket vijës së trupit, ndërsa pozon pranë një liqeni i veshur me ngjyrat vjeshtore.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk mungojnë, shumë prej të cilëve kërkojnë edhe rikthimin e tij me një këngë të re.
Në trevat shqiptare, ai ka qenë shumë i njohur në veçanti për këngën e tij “Kujt i thua xhan”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cSDllAkmtDQ