Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar te qytetarët që të shmangin frekuentimin në Parkun e Gërmisë, pasi që është vërejtur një ari.
“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka thënë se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe se i njëjti mund të ketë ardhur nga shtigjet malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/