Site icon Telegrafi

Shfaqet modeli 911 Turbo, shumë më herët se që Porsche e ka planifikuar (Foto)

Rrjedhin imazhet që tregojnë nga afër ndryshimet që ka pësuar kjo Turbo

Gjenerata e tetë e modelit 911, është shfaqur gjatë nëntorit të kaluar në Los angeles Auto Show, në versionet Carrera S dhe 4C, transmeton Telegrafi.

Modelin 911 Turbo, që lansohet brenda dy vitesh, nuk pritej ta shihni para shtatorit të këtij viti në Frankfurt Motor Show.

Por, duket se dikush ka vjedhur disa imazhe nga Porsche dhe i ka postuar në Instagram, duke e treguar nga afër këtë makinë, shumë më herët se që ishte planifikuar nga prodhuesi gjerman.

Sikur te Carrera edhe ndryshimet në Turbo, janë pjesë e evoluimit të makinës, që përfshinë hapësira më të mëdha për futjen e ajrit, një krah i madh në pjesën e sipërme, si dhe zgjerim i hapësirës së poshtme, për t’i zënë katër gypa për nxjerrjen e gazrave.

Zyrtarë nga Porsche, kanë bërë të ditur se në botën e automobilizmit gjërat nuk qëndrojnë gjatë në fshehtësi, duke mos dhënë asnjë detaj apo konfirmim. /Telegrafi/

Exit mobile version