Site icon Telegrafi

Shfaqet joshëse në fustan, Fjolla Morina: Më duhej vetëm një mashkull në krah dhe do kisha pushtuar botën

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Fjolla ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një nga fustane e atelies së Rozana Radit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja shkruan se po ndjehet aq elegante në fustan, saqë do i duhej vetëm edhe një mashkull pranë për të kompletuar dukjen e saj.

“Me këtë fustan më duhej vetëm një mashkull në krah dhe do kisha pushtuar botën”, ka shkruar këngëtarja Morina në Instagram.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e baladës së saj më të fundit “Si ta pranoj”, të cilën e solli në bashkëpunim me Valdrin Bytyqin. /Telegrafi/

Exit mobile version