Site icon Telegrafi

Shfaqet filmi i Quentin Tarantinos në Kanë, dy shqiptare të ftuara në premierë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit po vazhdon të shfaqet në qytetin e bukur dhe turistik të Kanës.

Shumë yje kanë parakaluar gjatë ditëve të kaluara në qilimin e kuq të shtruar për nder të tyre në këtë qytet francez.

E ndjesinë e saj e kanë provuar edhe dy shqiptaret e famshme, modelja Heidi Lushtaku si dhe blogerja, Armina Mevlani, e dashura e djalit të Sali Berishës, Shkelzenit.

Dyshja shqiptare ishte prezente në premierën e filmit “Once Upon a Time” me regji të Quentin Tarantinos

Shqiptaret tashmë kanë publikuar edhe imazhe dhe video në llogaritë e tyre personale në rrjetin social Insagram.

Leonardo DiCaprio, Margot Robbie, Daniela Pick, Quentin Tarantino dhe Brad Pitt (Foto by Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë se kjo ishte hera e parë që pas 25 vjetëve që Tarantino po konkurron me një film në këtë festival, ku atëbotë kishte fituar një Palm të Artë ne saje të filmit “Pulp Fiction”.

Ndryshe, në filmin e lartcekur në rolet kryesore do të shfaqen Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie. /Telegrafi/

Exit mobile version