Shakira ka vetëm pak javë që ka ndërprerë marrëdhënien e saj me Gerard Pique dhe ndërsa jeta duket se po ndërlikohet çdo ditë e më shumë për lojtarin e Barcelonës, këngëtarja kolumbiane i ka të qarta prioritetet e saj.
Kjo pas një fotoje që postoi në rrjetet e saj sociale me dy djemtë e saj, Sashan dhe Milanin.
Ai përqafim plot dashuri dhe butësi ka zgjuar ndjekësit që të lënë mijëra zemra dhe komente plot dashuri në Instagramin e Shakiras.
El amor más puro pic.twitter.com/hy61fEkcIe
— Shakira (@shakira) August 8, 2022
Fotoja e butë e bën të qartë se për Shakiran prioritet janë fëmijët e saj dhe se çdo ditë që kalon kapërcehet më shumë këputja sentimentale me babanë e Sashas dhe Milanit.
Nga ana tjetër, Gerard Pique vendosi të vazhdojë karrierën e tij në FC Barcelona dhe si pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi mes dy prindërve, Sasha dhe Milan Pique do ta kalojnë pjesën e mbetur të gushtit me babain e tyre në Spanjë.
Teksa fëmijët kalojnë verën me babain e tyre, këngëtarja kolumbiane do të jetë në Miami ku ka një shtëpi që ka blerë kur ishte në një lidhje me Antonio de la Rua.
Shakira u pa gjithashtu duke bërë pushime në Los Cabos, Meksikë.
Shakira dhe Pique u ndanë pas 12 vitesh lidhje së bashku. /Telegrafi/